Politike

Hoti-Vuçiç diskutojnë për Asociacionin e Komunave Serbe dhe çështjet e pronësisë

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vuçic u takuan sot në Bruksel, pas marrëveshjes së bujshme në Shtëpinë e Bardhë, por përparimi gjatë bisedimeve të udhëhequra nga BE-ja nuk ka qenë i konsiderueshëm.

Si Vuçiç, ashtu edhe Hoti konfirmuan se kanë përafruar qëndrimet e tyre për temën e të zhvendosurve, të zhdukurve si dhe atë për bashkëpunim ekonomik, por nuk ofruar detaje kontrete.  Ajo që ishte e papritur ishte hapja e dy temave të reja: Asociacionin e Komunave Serbe dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare dhe pronësore.

Takimi i radhës në dialogun në nivelin politik, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian është caktuar në Bruksel, në 28 shtator. Hoti dhe Vuçic zhvilluan takim të përbashkët nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarit për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Lajçak tha se në dialogun e zhvilluar mes përfaqësuesve të këtyre dy shteteve në Bruksel, është arritur përparim i plotë në diskutimet rreth bashkëpunimit ekonomik dhe çështjes së personave të pagjetur dhe të zhvendosur. “Është e rëndësishme që të dy liderët këtë mëngjes, teksa kanë ardhur nga takimet e Shtëpisë së Bardhë, kanë konfirmuar se janë të lidhur me prioritetet e integrimit në Bashkimit Evropian dhe në vazhdimin e punës për dialogun Beograd-Prishtinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja”, ka thënë Lajçak pas takimit. Sipas tij, në takimin e së hënës është diskutuar për çështjet e komuniteteve joshumicë, dhe pretendimeve të përbashkëta financiare e pronësore. “Ky ka qenë këmbimi i parë që na ka lejuar neve të definojmë hapat e ardhshëm të diskutimeve tona. Takimi ynë i radhës do t’u dedikohet këtyre temave”, ka deklaruar ai. Lajçak mes tjerash ka përmendur se bisedimet nuk kanë qenë të lehta, por në to është shënuar përparim.

Më herët, Borrell, në një deklaratë që është shpërndarë nga zyra e tij, ka paralajmëruar se sot në dialog do të hapen dy çështje që ai i ka quajtur “të ndjeshme” por “shumë të rëndësishme. “Bisedimet nuk janë gjithmonë të lehta. Prandaj unë jam i lumtur të shoh përkushtim dhe respekt nga të dyja palët”, tha Borrell, duke theksuar se në kërë takim do të bisedohen për aranzhimet për komunitetet joshumicë dhe zgjidhjen e kërkesave të ndërsjella financiare dhe pronësore.

“Të dyja këto tema janë shumë të ndjeshme dhe shumë të rëndësishme për raportet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë dhe për jetën e përditshme të njerëzve”, ka thënë Borrell.

Fillimisht Hoti dhe Vuçic zhvilluan takime të ndara me Borrellin dhe Lajçakun, gjjatë të cilave, sipas zyrës së BE-së u zotuan t’i japin prioritet më të lartë integrimit në Bashkimin Europian.

“Ata gjithashtu u zotuan se do t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre për të siguruar rreshtimin e mëtejshëm krah BE-së, në përputhje me detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet në deklaratë të lëshuar nga zyra e Borrell.

Para takimit të sotëm në Bruksel, Hoti deklaroi se të vetmen marrëveshje të suksesshme  sheh atë që rezulton me njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë