Politike

PD: Rama mashtron për pagat e mësuesve

Ish-deputeti i PD-së Luciano Boci akuzon kryeministrin Edi Rama se ka mashtruar mësuesit. Teksa kryeministri premtoi rritje pagash, Boci tha se ai mashtron e s’ka turp dhe krenohet që mashtron.

Sipas PD, Rama iu hoqi shpërblimin e festave të fundvitit dhe pagën e 13-të, nuk ka indeksuar prej 8 vitesh inflacionin dhe i ka detyruar të kryejnë shpenzime suplementare për kualifikimet, mësimin online e mjete mësimore.

Madje Boçi tha se qeveria iu ka ulur pagën reale, me shtimet e shpenzimeve për çmimet e rritura për energjinë, ujin dhe produktet bazike të shportës.

Po kështu ai theksoi se krahas kësaj, i mashtroi dhe njëherë ata dhe opinionin, duke u thënë se do t’i nxjerrë nga kthetrat e politikës, ndërsa ka nxjerrë emrat e disa drejtueve që sipas tij janë emërime politike.

“Ka 7 vite që mban drejtorë politikë të komanduar në pjesën dërmuese të shkollave dhe tani me shkollën e Partisë së drejtorëve, synon t’i pushtojë të gjitha.
– Ka 7 vite që i trysnon me vendin e punës mësuesit, për vota.
– Ka 7 vite që i ndan në tē majtë e të djathtë, duke instaluar hakmarrjen e ulët ndaj “armiqve” politikë”, shkruan Boçi ndër të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë