Rend dhe Ligj

Në 24 orë pezullohen 46 leje drejtimi, 18 drejtues mjetesh janë arrestuar

Policia Rrugore lajmëron se vazhdon që të jetë i lartë ende numri i automjeteve që lëvizin nga qytetet bregdetare në drejtim të Tiranës dhe të pikës kufitare në Morinës.

Policia Rrugore shprehet se në 24 orët e fundit janë pezulluar 46 leje drejtimi, 18 drejtues mjetesh janë arrestuar dhe janë marrë 1237 masa administrative, pasi shoferët nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Po ashtu, policia thotë se gjatë 24 orëve të fundit dhe deri në këto momente kanë vijuar dhe vijojnë kontrollet me radar e drager dhe me patrullime në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

“Si rezultat i kontrolleve me radar janë konstatuar dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 34 drejtuesve të mjeteve që drejtonin mjetet me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 40 deri në 80 km/h mbi normën e lejuar”, vijon më tej policia.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 12 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Ndërkohë janë bllokuar 13 automjete, pasi rezultoi se drejtuesit e tyre kishin të pashlyera më shumë se 5 deri në 10 masa administrative.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë