Ministrja e Arsimit, Besa Shahini thotë se ka marrë vendimin që të largohet nga detyra dhe Shqipëria në përfundim të këtij mandati qeverisës dhe se ajo nuk do të përfshihet në fushatën elektorale.
Shahini foli gjatë një interviste dhënë në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania.
Intervista
Tare: Çfarë ndjesie u jep të qenit në qendër të punës por dhe të diskutimeve për t’u largua nga qeveria?
Shahini: Mendoj se këto janë diskutime normale në një kohë kur jemi futur zyrtarisht në një vit parazgjedhor dhe këtu reflekton natyrisht të gjithë dëshirat, vullnetet, ambiciet brenda partisë dhe unë mendoj se kjo është shumë e shëndetshme pasi tregon se është një parti dinamike.
Tare: Pra mendon se dalin nga partia këto zëra për largimin tuaj?
Shahini: Dalin nga gjithë andej, është një diskutim që nuk ndodh vetëm në Partinë Socialiste por ndodh te të gjitha partitë, për shkak se jemi duke qeverisur dhe vendimet kanë implikime për të gjithë periudhën e mëtejshme.
Tare: A është e vërtetë se mund të ketë një largim tuajin?
Shahini: Dy gjëra janë të rëndësishme të ceken në këtë pikë. Unë tashmë kam njoftuar dehe kryeministrin Rama që kam marrë një vendim dhe nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati, rrjedhimisht nuk do të përfshihem në zgjedhje. Ishte një vendim i vështirë pasi mua realisht më pëlqen edhe angazhimi polik dhe e adhuroj Shqipërinë.
Tare: Mund ta di pse e keni marrë këtë vendim?
Shahini: Jeta ime është pakëz e paqëndrueshme në Shqipëri, duke marrë parasysh që e gjithë familja jeton në Kosovë. Dhe ne përkundër gjithë afrimit që kemi bërë mes Kosovës dhe Shqipërisë prap jemi dy shtete të ndara. Në këto momente kur ka probleme sikur këto që jemi ballafaquar në Shqipëri, prap se prap e sheh se nëse jeton me familjen larg, në dy vende të ndryshme është pak e vështirë të mirëmbahet gjithë kjo pjesë e punës, që është një ngarkesë e madhe. Por, unë natyrisht i kam thënë kryeministrit Rama që jam në dispozicion që të shërbej për aq kohë sa ende jam duke sjellë vlerë në ndërtimin e politikave arsimore dhe në zbatimin e tyre në qeveri.
Tare: Pra, nuk do të përfshiheni në fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit?
Shahini: Nuk e shoh përse duhet të përfshihen përderisa nuk do të vazhdoj përtej këtij mandati, kështu që përgjigja për këtë pyetje është jo. Por mendoj se është përgjigjja dhe në pyetjen e parë, që nëse do të ketë ndryshime në qeveri dhe këtë e ka dhënë kryeministri javën e kaluar kur publikisht tha se në afat të shkurtër nuk do të ketë ndryshime. Kjo nuk e përjashton…
Tare: Sa i shkurt është ky afat i shkurtër?
Shahini: Ky është një vendim që i takon kryeministrit Rama. Unë thash gjërat që di dhe vendimet që kam marrë unë dhe po shpresoj që tani të fokusohemi në fillimin e vitit shkollor dhe për përgatitemi për të gjithë këtë periudhë që do të jetë goxha e vështirë për mësuesit, nxënësit, prindërit, të gjithë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje