Rend dhe Ligj

Aksidenti me vdekje në Sarandë, Policia: Automjeti u përplas me bordurën anësore

Policia ka dhënë informacion zyrtar mbi aksidentin me vdekje në Piqeras të Sarandës.

Policia thotë se viktima Armand Asllani rezulton të jetë një prej pasagjerëve në automjetin tip Citroen, kurse drejtuesi Erti Bllaca, 34 vjeç dhe pasagjeria tjetër Aurora Kalemi, janë në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sa i përket rrjedhës së aksidentit, Policia thotë se Citroen-i është përplasur vetë me një nga bordurat anësore të aksit Sarandë- Piqeras.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë