Rend dhe Ligj

Pranga 40-vjeçarit nga Tirana, u kap në Pogradec me 8 klandestinë

Një 40-vjeçar nga Tirana është arrestuar pasi u kap me 8 klandestinë në mjetin tip ”Mazda”.
Policia thotë se Albert Ramaj u kishte premtuar klandestinëve kalimin për në BE kundrejt fitimit teksa u kap në lagjen nr.3 të Pogradecit.
Edhe kjo goditje nga Policia ishte në kuadër të operacionit ”Perimetri” i cili prej kohësh vijon në qarkun Korçë për të goditur rastet e trafikut të qënieve njerëzore në mënyrë të paligjshme.

“Shtetasi i mësipërm u kap në lagjen nr. 3, Pogradec, nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke transportuar me mjetin tip “Mazda”, në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë