Rend dhe Ligj

Gjenden kallashnikovë dhe kanabis, arrestohen 2 persona në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona pas një operacioni policor të zhvilluar në Llakatund të Vlorës.
Policia thotë se ka gjetur 2 armë kallashnikovë dhe disa fidanë kanabisi të cilat janë asgjesuar.

Autorët kishin kultivuar fidanët e kanabisit në pronë të tyre, si dhe iu kapën edhe 2 kallashnikovët.

Në pranga janë vënë shtetasit:

H. T., 40 vjeç dhe A. B., 50 vjeç, të dy me banim në fshatin Llakatund, Vlorë.

“Si rezultat i këtij operacioni, Policia ka evidentuar dhe asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa, të cilat ishin kultivuar në pronën e këtyre shtetasve, në fshatin Llakatund.

Po gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 2 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, të cilat dyshohet se i posedonin këta shtetas”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë