Rend dhe Ligj

Duhet të kthehej në burg, por u fsheh në Tiranë, arrestohet bulqizaku

Policia e Bulqizës ka arrestuar një 26-vjeçar, të dënuar për vjedhje dhe që kishte thyer lejen e “Qëndrimit të përkohshëm në shtëpi”.

Në pranga ka rënë i riu Elidon Alla, i cili ishte larguar nga banesa e tij në Bulqizë dhe ishte fshehur në Tiranë, duke mos u kthyer më në burg.

“Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Bulqizë, ky shtetas nuk është gjetur në banesë, duke shkelur kështu Aktin Normativ “Për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarve”, pasi për këtë shtetas ishte miratuar leja e veçantë “Qëndrim i përkohshëm në shtëpi”, për periudhën kohore 4 prill-1 korrik 2020”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, pas mbarimit të lejes së përkohshme, 26-vjeçari ishte larguar nga banesa e babait të tij në Bulqizë dhe fshihej në Tiranë, duke mos u kthyer në vendin e vuajtjes së dënimit sipas afateve të lejes së përkohshme, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vite e 4 muaj e burg, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë