Futboll

Video/ Kristiano Ronaldo me tre shifra, arrin 101 gola me Portugalinë

Një arritje prestigjioze, rekordi i radhës në karrierën e Kristiano Ronaldos: 35-vjeçari ka shënuar në “Friends Arena” të Stokholmit golin e 100-të e më pas 101-tin me fanellën e kombëtares portugeze. Ndeshja ndaj Suedisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, u mbyll me fitoren e luzitanëve, 0-2, me 2 golat e sulmuesit të Juventusit.

Ronaldo realizoi në fundin e pjesës së parë me një goditje mjeshtërore dënimi golin numër 100 me Portugalinë. Nga rreth 20 metra distancë, ai nuk i la asnjë shans portierit Olsen të Suedisë. Ronaldo humbi ndeshjen me Kroacinë për shkak të një infeksioni në këmbë, por ndaj Suedisë ishte i gatshëm për trajnerin Fernando Santos. Portugalia është kampione e Europës në Ligën e Kombeve, ajo ka fituar edicionin e parë të këtij kompeticioni.

https://youtu.be/ZGBpZOQ6j7Q
Golat e Ronaldos ndaj Suedisë. Gazeta Si, 9 shtator 2020

Gjatë pjesës së dytë të ndeshjes me Suedinë, Kristiano Ronaldo shënon edhe një gol tjetër spektakolar dhe shkon në shifrën e 101 golave me fanellën e kombëtares. Ai u ka shënuar 41 kombëtareve të ndryshme, ku Suedia dhe Lituania janë “viktimat” e tij të preferuara, pasi u ka shënuar nga 7 gola secilës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë