Rend dhe Ligj

Makina përplas kembësorin, vdes 60-vjeçari në Tiranë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në Tiranë. Aksidenti ndodhi rreth orës 00:30, në Vaqarr, tek kthesa e Arbanës.

Mjeti me drejtues A.H., ka aksidentuar një person të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.6, për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë