Një 58-vjeçar nga Fieri ka gjetur vdekjen, pasi është rrezuar nga një karrocë që tërhiqej nga një kafshë.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Frakull e Vogël.
“Sot rreth orës 07:15, në fshatin Frakull e Vogël, Fier, shtetasi F. L., 58 vjeç, ka qenë duke lëvizur me karrocë që tërhiqej nga një kafshë pune, nga e cila dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe ka gjetur vdekjen”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje