Rend dhe Ligj

Gjobitet pronari i lokalit në Durrës

Ndëshkohet me gjobë 1.000.000 lekë, pronari i një subjekti në Durrës, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Për subjektin në fjalë, me pronar shtetasin H. D., policia ka vendosur masën administrative 1.000.000 lekë.

Ndërkohë janë vënë në pranga dy shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim.

Policia thotë se është vënë shtetasi V. K., banues në Borizanë, Krujë, pasi më datë 22.08.2020, gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij janë gjetur disa bimë narkotike të dyshuara si cannabis sativa si dhe shtetasi T. K., 56 vjeç, banues në Bushnesh, Krujë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë i ka vendosur masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë