Rend dhe Ligj

Vrasja e Devi Kasmit, burg përjetë për ish-policin grek

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë këtë të enjte burg përjetë për Efthymiou Efthymious, i cili në janar të 2018-s ekzekutoi me armë zjarri Devi Kasmin në Tiranë.

Për bashkëpunëtorin e tij në krim, Elton Halipajn, GJKKO dha dënimin me 33 vjet heqje lirie.

41-vjeçari Devi Kasmi u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 29 Janarit, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në kryeqytet.

Pak ditë pas ngjarjes, policia arrestoi ish-efektivin e Forcave Speciale të Policisë Greke, 43-vjeçarin Efthymiou Efthymious, i dyshuar si ekzekutor me pagesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë