Rend dhe Ligj

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 34-vjeçari në Has

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Policia e Kukësit thotë se ka arrestuar shtetasin M. L. 34 vjeç, banues në fshatin Nikoliq, Has.

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi bashkëshortja, shtetasja M. L., 30 vjeçe, ka bërë kallëzim se ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Dhuna në familje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë