Rend dhe Ligj

Kontrabandë me mallra, arrestohet 54-vjeçari në Tropojë

Një 54-vjeçar është arrestuar këtë mëngjes në Tropojë, pasi dyshohet për kontrabandë me mallra, ndërsa është proceduar penalisht dhe një doganier, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet I. A., 54 vjeç, banues në Shishman, Kosovë.

Siç njofton policia, arrestimi i tij u bë pasi, në vendin e quajtur “Sopot”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip furgon u konstatuan 100 m² laminat, për të cilat nuk dispononte asnjë faturë për vendin e origjinës së tyre.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin V. N., 41 vjeç, banues në Tropojë, me detyrë doganier në doganën Qafë Morinë-Tropojë, pasi ka shpërdoruar detyrën duke mos kryer veprimet doganore ndaj drejtuesit të mjetit të lartpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë