Rend dhe Ligj

Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen dy të rinj

Policia e Fierit ka goditur një grup që shpërndante lëndë narkotike në doza.

Policia thotë se gjatë operacionit “Apollonia” u arrestuan shtetasit:
E. M., 23 vjeç, banues në Fier dhe O. L., 17 vjeç, banues në Fier.

Sipas policisë, këta të rinj u kapën në flagrancë duke shitur lëndë narkotike, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen “Apollonia”.
Nga kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14 doza me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe fishekë pistolete.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë