Futboll

Liga Profesioniste në mbledhje të jashtëzakonshme, gati negociatat me qeverinë

Reagimi i fundit i Kryeministrit Edi Rama në lidhje me bojkotin e Superiores dhe kërkesat e Liga Profesionist të Futbollit ka vënë në lëvizje këtë të fundit. Kështu, është vendosur që nesër të zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për situatën aktuale. Një prej pikave të rendit të ditës është edhe ajo e zgjedhje së grupit negociator, që do të thotë se palët do të ulen në bisedime.

Nga ana e qeverisë është caktuar deputeti Fidel Ylli ta ndjekë këtë çështje, duke qenë se ka qenë gjithmonë afër sportit, ndërsa përfaqësuesit e Ligës në bisedime do të mësohen pas mbledhjes së nesërme në kryeqytet, ku pritet që të marrin pjesë të gjithë klubet e Superiores.

Klubet kërkojnë nga qeveria që të ulet TVSH-ja në masën 6%, të falen gjobat dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura, efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve të shtrihen nga 2 në 10 vite, si dhe të miratohet Ligji i vërtetë i Sponsorizimeve. Kryeministri Rama, pas miratimit të kërkesës së Ligës nga FSHF-ja për bojkot të kampionatit, kaloi në kundërsulm, duke folur për futboll informal.

Megjithatë, të dyja palët kanë lënë të hapur mundësinë e uljes në tavolinën e bisedimeve për të gjetur një zgjidhje dhe, me sa duket, drejt kësaj rruge po shkohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë