Rend dhe Ligj

Gjendet i vdekur roja i një auto-servisi në autostradën Tiranë-Durrës

Gjendet i pajetë në mëngjes, në vendin e punës, roja i një auto-servisi në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia bën me dije se bëhet fjalë për 58-vjeçari me iniciale Y. D.

“Më datë 13.09.2020, rreth orës 07:21, në autostradën Tiranë-Durrës, në një auto-servis është gjetur i pajetë roja i turnit të tretë shtetasi Y. D., 58 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë