Rend dhe Ligj

Gjobiten 5 pronarë lokalesh në Durrës

Pesë pronarë subjektesh në Durrës janë ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar dhe ndëshkuar 5 subjekte në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë të lartë pas orarit të përcaktuar në Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se për subjektet me pronarë shtetasit V.Q., M.K., A.I., E.M. dhe A.I., është vendosur masë administrative me nga 1.000.000 lekë për secilin.
Ndër të tjera, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë