Futboll

Diego Simeone pozitiv, dy javë trajner në distancë për Atletikon

Edhe Diego Pablo Simeone, trajneri i njohur argjentinas i Atletiko Mdridit, ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi spanjoll me një komunikatë në në kanalet e tij zyrtare në rrjetet sociale.

“Trajneri ynë, Diego Pablo Simeone, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testet e kryera të premten pasdite, – shkruhet mes të tjerash në komunikatë. – Ai është asintomatik dhe po respekton karantinën e nevojshme, duke u izoluar në banesën e tij”. Testet, siç specifikon edhe klubi spanjoll, janë bërë në fund të grumbullimit të skuadrës në Los Anxheles de San Rafael, pasi një pjesëtar i stafit kishte rezultuar pozitiv.

Njoftimi zyrtar i Atletiko Madrid për trajnerin Simeone. Gazeta Si, 13 shtator 2020

Tek Atletio Madrid ky nuk është rasti i parë i Covid-19. Më parë kanë rezultuar pozitivë edhe disa lojtarë, të cilët e kanë kaluar pa probleme këtë situatë, duke u izoluar sipas rregullave. Tashmë edhe Simeone do të jetë trajner në distancë për Atletikon, duke dhënë udhëzime nga shtëpia e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë