Futboll

Prapaskena, Kilian Mbape ka kërkuar largimin nga PSG në 2021-shin

Kilian Mbape dëshiron të largohet nga PSG-ja në fund të sezonit 2020/2021. Prapaskena është zbuluar nga shtypi anglez, që u referohet burimeve konfidenciale pranë klubit francez. Sipas “Times”, sulmuesi ia ka bërë të qartë klubit qëndrimin e tij për të mos rinovuar.

Kontrata e Mbape me klubin e PSG-së skadon në vitin 2022, por ai është në kërkim të një klubi tjetër, me të cilin do të bashkohet gjatë verës së ardhshme. Kandidati i parë për blerjen e kampionit të botës është Reali i Madridit, që prej kohësh po ndjek situatën e sulmuesit më të mirë të momentit në nivel botëror. Por nuk duhet nënvlerësuar Liverpuli, trajneri Jurgen Klop është një admirues i madh i Mbape.

Kilian Mbape, kampion bote me Francën. Gazeta Si, 13 shtator 2020

Sulmuesi dëshiron një klub më të madh se PSG-ja për të fituar trofe të rëndësishëm. Sezonin e fundit ai shkon deri në finalen e Ligës së Kampionëve me PSG-në, por u mund në finale nga Bajern Mynih. Një kalim i mundshëm i tij te Reali mund t’i sillte futbollistit 21-vjeçar trofe si në planin ekipor, ashtu edhe atë individual.

Për momentin nuk ka asgjë zyrtare dhe lojtari ka edhe një sezon të tërë përpara, por ajo që duket gjithmonë e më e sigurt është dëshira e Mbape për ta kaluar në një kampionat më të rëndësishëm. Ai u transferua nga në vitin 2017 nga Monako te PSG për shifrën e 145 milionë eurove, plus 35 milionë bonuse. Kostoja e kartonit të tij mbetet sigurisht një nga pengesat kryesore për klubet që e duan. Por, duke mbetur edhe një vit kontratë, çmimi do të ulej.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë