Ka përfunduar me 5 kartonë të kuq, 14 të verdhë, sherr mes lojtarëve dhe 1 gol të vetëm derbi i Francës mes PSG-së dhe Olimpik Marsejës. Ka fituar skuadra mike 0-1, kurse parisienët duken në krizë, me 2 humbje në 2 javë kampionat. Me të kuq është ndëshkuar edhe Nejmar, i cili doli nga fusha duke akuzuar kundërshtarët për racizëm.
Ka ndodhur gjithçka në sfidën PSG-Marsejë, ku debutoi Florenci, i huazuar te parisienët nga Roma 3 ditë më parë. Ndeshjen e vendosi goli i Thuvin, ndërsa në kohë shtesë, një përplasje mes Paredes dhe Benedetos ndezi një sherr mes lojtarëve. Në këtë moment arbitri dha 5 kartonë të kuq, një nga të cilët për brazilianin Nejmar, i kapur nga VAR-i. Deri në minutën e 31-të, kur Marseja shënoi golin e fitores, PSG-ja dominoi në lojë.
Në pjesën e dytë PSG-ja bëri gjithçka për ta përmbysur ndeshjen, por mbrojtja e Marsejës rezistoi edhendaj driblimeve të Nejmarit. Di Marias iu anulua një gol për pozicion jashtë loje, po ashtu edhe Benedetos 1 minutë më pas. Paredes, i futur në fushë në vend të Verratit, ndezi sherrin dhe më pas u ndëshkua me të kuq, ashtu si dhe Kurzava dhe Nejmar te PSG-ja dhe Amavi dhe Benedeto te Marseja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje