Lautaro Martinez te Real Madrid është më shumë se një sugjerim dhe një përpjekje për të zhbllokuar situatën nga agjentët e lojtarit, të cilët në misionin e tyre spanjoll, përveç Barcelonës, kanë ndaluar edhe në Madrid. Dhe çuditërisht kanë arritur një akord në princip me drejtuesit madrilenë. Është një operacion që klubi zikaltër ka dashur ta mbajë sekret.
Drejtuesit e Interit, sipas “Sport Mediaset” nuk kanë dashur të rrjedhë lajmi, sepse kështu do të krijonin pakënaqësi te Barcelona dhe rrezikon të dështojë transferimi i Vidalit, që tashmë është gati të zbarkojë në Milano, me klubin zikaltër që duhet të paguajë një shumë simbolike te katalanasit. Zhang, Marota dhe Auzilio mund të vendosin të sakrifikojnë pikërisht sulmuesin Lautario Martinez për të financuar blerjen e Kante. Shitja e argjentinasit te Reali do t’i sillte Interit 40 milionët e paguara për Hakimin, kur efektet e krizës ende nuk ishin ndjerë në botën e futbollit.

Florentino Perez, presidenti i Realit, e pëlqen një goditje të tillë, pasi do t’u rrëmbente një lojtar kalibri rivalëve të Barcelonës. Lautaro Martinez ka qenë objektivi numër 1 i katalanasve për ta bashkuar me Mesin, shokun e skuadrës në kombëtare. Interi është në kërkim të 50-60 milionë eurove për t’ia kaluar Çelsit që të blejë francezin Kante. Në marrëveshjemund të përfshihet edhe Joviç, i cili mund të vijë te zikaltrit në formë huazimi, me të drejtë blerjeje.
Ka pasur dyshime për Lautaron, në sensin se nuk do të donte të tradhtonte Mesin, por duke parë situatën te Barcelona, me “pleshtin” në ikje e sipër, ai është dakord për kalimin te Reali, ku do të përfitonte rreth 8 milionë euro në sezon, që janë më pak se 10 milionë e premtuar nga Bartomeu. Nëse finalizohet ky transferim, Interi do të tentojë Xhekon për të kompletuar sulmin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje