Mesfushori i Breshias dhe Kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoj, është denoncuar në Itali, pasi heu karantinën. Futbollisti shqiptar është kapur në një bar bashkë me tre miq të tij, edhe ata pozitivë në testin e Covid-19.
Në tamponin e kryer pas kthimit nga pushimet në Sardenjë, Ndoj rezultoi pozitiv dhe duhej të qëndronte në izolim në shtypi, por karabinierët e kanë gjetur atë në një bar në Breshia, në shoqërinë e tre personave të tjerë, dy djem dhe një vajzë. Edhe ata duhej të ishin në karantinë. Emri i futbollistit shqiptar figuron në listën zyrtare të sëmundjeve infektive të Breshias dhe tani rrezikon të gjobitet për thyerjen e karantinës, ndërsa pronarët e barit janë detyruar të bëjnë urgjentisht dezinfektimin e ambienteve. Ndoj nuk ishte pjesë e Kombëtares në dy ndeshjet e fundit.

Jahmir Hyka, ish-futbollisti i Shqipërisë, ka nisur një aventurë të re në Kinë. Ai është prezantuar sot te skuadra e Guizhou HengFeng. Sulmuesi 32-vjeçar njihet për lëvizjet e shumta në karrierë, ku ka provuar të luajë në Norvegji, Greqi, Zvicër, Gjermani, Amerikë dhe Izrael. Tani ai provon edhe Kinën, ku ka firmosur për një vit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje