Pas 7 vitesh, Gereth Bejl do të kthehet te Totenhemi. Futbollisti uellsian do të lërë Realin e Madridit dhe do të kalojë në formë huazimi te “gjelat” e Londrës. Bejl do të ketë një pagë prej 17 milionë eurosh, siç bën me dije “Daily Mail”. Ai kishte kaluar te Reali për 90 milionë euro, ndërsa tani kthehet te klubi i vjetër që drejtohet nga Zhoze Mourinjo, i cili e ka kërkuar me shumë ngulm.
Një pjesë e pagës së sulmuesit do të paguhet nga Reali, ndërsa Bejl, 31 vjeç, shpreson të rigjejë veten me ekipin që e bëri të famshëm dhe që e shiti të madrilenët. Pritet vetëm zyrtarizimi i transferimit nga Totenhemi, por gjithçka është formalitet. Sot ekipi anglez luan ndeshjen e Ligës së Europës ndaj Lokomotiv Plovdiv, por klubi është duke saktësuar detajet e fundit të kontratës me Bejl.

Uellsiani ka pasur probleme me Realin kohët e fundit. Trajneri Zidan e kishte nxjerrë jashtë planeve, duke parë indiferentizmin e lojtarit, që asnjëherë nuk arriti të bëhej pjesë e grupit, pavarësisht golave të rëndësishëm që ka shënuar këto vite për Realin, ku ka fituar trofe shumë të rëndësishëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje