Ishte kundërshtari më i fortë i mundshëm për Tiranën ai që kanë nxjerrë goglat gjatë shortit të sotëm. Jang Bojs, ekipi kampion i Zvicrës, do të presë më 1 tetor kampionët e Shqipërisë, të cilët janë përballë një “misioni të pamundur”, edhe pse në futboll asnjëherë nuk i dihet.
Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti i “Play-off”-it të Ligës së Europës dhe Tirana ka mësuar em rin e kundërshtarit. Bardheblutë bënin pjesë në grupin e parë, në vazon e jo favoritëve, ndërsa Jang Bojs dhe Dinamo Zagreb ishin favoritët. Dhe pikërisht Jang Bojs është kundërshtari i skuadrës së trajnerit Egbo. Vërtet pa fat Tirana, që ka shkuar një hap larg fazës së grupeve në Ligën e Europës. Gjithsesi, kampionët e Shqipërisë do të provojnë të bëjnë mrekullinë.

Jang Bojs është një skuadër shumë e fortë, kampione e Zvicrës. Sezonet e fundit ajo ka sfiduar Bazelin, duke marrë skenën në kampionatin zviceran. Disa vite më parë Jang Bojs është ndeshur me Skënderbeun në grupet e Ligës së Europës, ku ka barazuar 1-1 në “Elbasan Arena” dhe ka fituar 2-1 në Zvicër. Për Tiranën e bën edhe më të vështirë kalimin e turit fakti që ndeshja luhet në transfertë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje