Futboll

Muriqi pozitiv, sulmuesi kosovar po kryen karantinën në Turqi

Vedat Muriqi është infektuar nga Koronavirusi. Konfirmimi ka ardhur nga klubi i Lacios, që bën me dije se sulmuesi kosovar është duke bërë karantinën në Turqi. Ai ka bërë tamponin në këtë vend, ku ishte kthyer nga Italia për të kryer disa procedura burokratike pas shitjes së tij nga Fenerbahçe. Muriqi ka rezultuar pozitiv, ai është asintomatik, por i duhet të kryejë karantinën në Turqi.

Sulmuesi i kombëtares kosovare ishte në Romë javën e kaluar, ku firmosi kontratën 5-vjeçare me Lacion, kreu vizitat mjekësore dhe bëri prezantimin. Tani zgjatet koha e bashkimit të tij me skuadrën e re. Muriqi vjen edhe pas një dëmtimi dhe ai do të jetë gati për trajnerin Inzagi në mes të muajit tetor.

Igli Tare dhe Vedat Muriqi. Gazeta Si, 21 shtator 2020

Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, ka hedhur ndërkohë sytë te një tjetër shqiptar, te mbrojtësi Shkodran Mustafi, i cili ka pasaportë gjermane. Tare është në kërkim të një mbrojtësi qendre dhe për momentin Mustafi shihet si një alternativë e mirë. Ai ka luajtur më parë në Serinë A me Sampdorian, nga kyu kaloi në Spanjë te Valencia dhe pastaj në Angli tek Arsenali.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë