Rend dhe Ligj

Aksident në Elbasan, humb jetën drejtuesi i një motoçiklete

Një aksident me pasojë vdekjen e një 77-vjeçari i ka ndodhur sot në aksin Elbasan-Peqin kur një automjet tip “Benz” ka përplasur një motoçikletë.

Për pasojë i është shkaktuar vdekja drejtuesit të motoçikletës, shtetasit Xh. T., 77 vjeç, banues në fshatin Gjocaj, Peqin.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë