Futboll

Morata kthehet te Juventusi, huazim 2-vjeçar për 45 milionë euro

Jeta e re e Alvaro Moratës si bardhezi ka nisur sot. Sulmuesi spanjoll ka mbërritur në “J Medica” i buzëqeshur, ka përshëndetur grupin e tifozëve që e prisnin për autografë dhe ka vazhduar me vizitat mjekësore.

Morata mbërriti në Itali pas mesnate me një avion privat, bashkë me familjen. Ai vjen te Juventusi në formë huazimi nga Atletiko Madrid. Bëhet fjalë për një huazim dyvjeçar, 10 milionë euro për vitin e parë dhe 10 të tjerë për të dytin. Juventusi ka të drejtën e blerjes për 45 milionë euro, shifër që zbret në 35 milionë, nëse e blen në fund të vitit të dytë.

Alvaro Morata me fanellën e Atletiko Madrid. Gazeta Si, 22 shtator 2020

Atletiko Madrid është një hap larg marrëveshjes me Luis Suarezin dhe i tha “Po” shitjes së Moratës me një formulë që i pëlqen Juventusit. Dhe duke parë zvarritjen e çështjes “Xheko”,që ka mbetur “peng” i transferimit të Milik në Romë, klubi bardhezi është bindur për të marrë me shpejtësi ish-lojtarin e vet.

Morata ka qenë te Juventusi për dy vjet dhe ka luajtur me Kristiano Ronaldon te Real Madrid. Juventusi dëshironte t’i dhuronte trajnerit Andrea Pirlo një tjetër sulmues para ndeshjes së radhës dhe kështu gjërat kanë lëvizur me shpejtësi. Morata kthehet në familjen bardhezi për të dhënë kontributin e tij në fitimin e Ligës së Kampionëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë