Ne rrjet

SHBA tejkalon 200 mijë viktima, Trump fajëson Kinën për Covid-19

Donald Trump konsiderohet si “armik” i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që në të shkuarën e ka cilësuar si një organizëm të vdekur, që nuk bën asgjë, por thjesht shpenzon paratë e taksapaguesve.

Megjithatë, Presidenti amerikan nuk e shpërfilli mbledhjen e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të këtij institucioni. Ai u shfaq përmes një video-mesazhi të regjistruar në Shtëpinë e Bardhë, që ishte i shkurtër, por i drejtpërdrejtë.

Gjatë fjalës së tij, kreu i SHBA, vendi më i goditur nga Covid-19, që këtë të martë tejkaloi 200 mijë të vdekur nga virusi, kërkoi nga vendet anëtare të OKB-së që të vënë para përgjegjësisë Kinën, që sipas tij përhapi fatkeqësinë e koronavirusit të ri nëpër botë.

“Ne duhet ta detyrojmë Kinën që të mbajë përgjegjësi për këtë”, tha Trump, duke shtuar më tej se ishte krenar që me politikat e tij “ka vendosur Amerikën të parën”. Trump mbrojti gjithashtu edhe vendim e marra prej tij për t’u përballur me koronavirusin, ndërsa u shpreh optimist se shumë shpejt SHBA do të dalë me një vaksinë konkrete.

Aktualisht janë tre kompani që janë në fazën e eksperimentimit dhe Donald Trump premtoi që SHBA nuk do ta mbajë vetëm për vete vaksinën, por do ta shpërndajë atë edhe tek vendet e tjera të globit.

Kina iu përgjigj akuzave të Trump duke deklaruar se nuk është koha për politikë me pandeminë dhe kërkoi bashkëpunim shkencor mes të gjitha vendeve për ta mposhtur virusin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë