Politike

Meta-Basha fokusohen tek Elbasani. Presidenti te vota, kreu i PD tek ekonomia

Presidenti Ilir Meta dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, për koiçidencë ose jo janë fokusuar tek qarku i Elbasanit të premten.

Meta, nisur nga një kronikë televizive për të thënë se bashkitë duhet të përqendrohen në rritjen e shërbimeve për qytetarët dhe jo tek presioni për votën.

“Është shumë e rëndësishme që 61 bashkitë të përqendrohen në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo në ‘kapjen’ e votave me pahir dhe presione ordinere me bukën e gojës.

Rritja e taksave që paguajnë qytetarët nuk u është kthyer në shërbime më të mira, përkundrazi në degradim të tyre.

Kur kjo ndodh në Elbasan, mendoni në bashkitë e tjera.

Çdo zyrtar të bëjë detyrën me përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve dhe komunitetit”, shkruan Meta.

Sipas tij, reforma administrative u keqpërdor për të përqendruar pushtetin vendor në pak duar e jo për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.

“Taksat e qytetarëve të mos keqpërdoren për të shtuar fondin e pagave për fushatë partie, por për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve. Ndal abuzimit me pushtetin vendor nga cilido!”, shkruan ai.

Edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, foli të premten për Elbasanin pas disa takimeve të zhvilluara në këtë qark.

“Sot biznesi ka nevojë për ndihmë. Sot që po flasim, mijëra mjekë dhe infermierë janë thuajse të dorëzuar. Planin me pesë pika ta marri. E lus edhe sot nga Elbasani të lërë broçkullat dhe gërvërret. I themi merreni këtë plan dhe zbatojeni.

Nuk është për konkurrencë politike. Do ketë kohë për përgjegjësitë. Planin e kemi bërë bashkë me ekspertët për ta zbatuar qeveria. Plani është i zbatueshëm.

Mund të mos bëjnë mrekulli por një far lehtësimi mund ta japin. E gjithë kjo paketë ka për qëllim të ndalë rrokullisjen e ekonomisë drejt kolapsit.

Ky plan me pesë pika të nisë të zbatohet një orë e më parë, për të ndihmuar afro një milion shqiptarë që për shkak të krizës rrezikojnë bukën e gojës”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë