Ne rrjet

Trump u infektua, SHBA ngre në fluturim avionët e “fundit të botës”

Pak para se Donald Trump të njoftonte se ishte infektuar nga Covid19, flota ushtarake amerikane ngriti në qiell dy avionë, E-B6 Mercury, që janë të pajisur me sisteme komunikimi bërthamore. Ata fluturuan një në brigjet lindore të vendit dhe një tjetër në ato lindore.

Disa vëzhgues dhe ekspertë thanë se ngritja në fluturim e dy avionëve të tillë, që quhen ndryshe edhe si “avionët e fundit të botës” është e pazakontë dhe e lidhin këtë me lajmin e infektimit të Trump.

SHBA ka 16 avionë me sisteme komunikimi të sofistikuara dhe aftësinë për të lëshuar me saktësi të madhe raketa bërthamore, por nuk ka ndodhur ndonjëherë që dy prej tyre të ngrihen në fluturim njëkohësisht.

Megjithatë, zëdhënës të ushtrisë amerikane mohuan se dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Ata thanë se gjithçka ishte rastësi dhe stërvitja e ushtruar ishte planifikuar muaj më parë.

“Mund t’ju siguroj se këto fluturime ishin planifikuar”, deklaroi zëdhënësja e Komandës së Operacioneve Strategjike në ushtrinë amerikanTru

Avionët në fjalë janë projektuar për të shërbyer si shtab komande për nëndetëset bërthamore, me të cilat komunikojnë përmes një teknologjie të avancuar.

Në skenarin e një lufte bërthamore ata shërbejnë si udhërrëfyes për bazat bërthamore në tokën amerikane, ose nëndetëset bërthamore që të godasin në shenjë objektivat e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë