Futboll

Juventus-Napoli në ajër, përplasje të forta mes dy klubeve

A do të luhet sot në mbrëmje Juventus-Napoli, ndeshja më e rënësishme e javës? Dy klubet kanë nisur përplasjet që të shtunën dhe kjo sfidë është në ajër për momentin. Do të jetë një e diel e nxehtë, mes e-mail-esh dhe telefonatash “helmuese”. Juventusi kërkon të zbresë në fushë, kurse Napoli jo. Skuadra e Hysajt i referohet protokollit të autoriteteve shëndetësore në zonën e Kampanias në lidhje me izolimin në situata të tilla.

Pas ndeshjes Napoli-Xhenoa, 15 pjesëtarë të skuadrës mike rezultuan pozitivë, Napoli ka bërë tampon të shpeshtë dhe deri tani kanë dalë pozitivë dy futbollistë, Zielinski dhe Elmas. Edhe te Juventusi kanë dalë dy pozitivë, por janë pjesëtarë të klubit, jo lojtarë.

Juventusi dhe Napoli po zihen që pasditen e shtunës për atë që thotë ligji, kur lojtarë apo pjesëtarë të stafit dalin pozitivë me Covid-19. Është një përplasje dokumentesh, më shumë një çështje avokatësh. Në Torino thonë “ne jemi gati për të luajtur”, Liga bën me dije se ndeshja duhet të zhvillohet, sepse protokolli thotë kështu, ndërkohë që humbja në tavolinë qëndron si hije mbi skuadrën e Gatuzos, pasi skuadra nuk është nisur drejt Torinos. Qeveria deri tani nuk ka ndërhyrë.

Sipas protokollit të Ligës, kur një skuadër ka lojtarë të infektuar nga Covid-19, duhet të luajë me ata që rezultojnë negativë, ndërsa pozitivët izolohen dhe lejohen vetëm të stërviten. Por në këtë rast janë edhe rregullat e zonave të ndryshmne të Italisë dhe ajo ku bën pjesë Napoli thotë se e gjithë skuadra duhet të izolohet për të parandaluar përphapjen e virusit.
Tani priten shkëmbimet e e-mail-eve mes klubeve, Ligës dhe Federatës apo dhe autoriteteve shëndetësore, për të mësuar vendimin final. Lufta e ftohtë mes Juventusit dhe Napolit vazhdon.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë