Edhe ose ndodhet në spital duke luftuar më virusin, infektimi me Covid-19 nuk e ka bindur deri më tani Presidentin Donald Trump që ta marrë më seriozisht pandeminë.
Pas dy raporteve për rënien e nivelit të oksigjenit, Trump organizoi të dielën një shëtitje me makinë përpara mbështetësve të mbledhur me flamuj dhe parulla jashtë Qendrës Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed.
Ky vendim, i cili rrezikon të ketë infektuar agjentët e Shërbimit Sekret që kishin hipur në makinën e tij të blinduar, shkelte vetë rekomandimet e qeverisë së tij për të frenuar përhapjen e virusit që ka infektuar 7 milion amerikanë. Përdoruesit e rrjeteve sociale dhe mediat amerikane kanë kritikuar ashpër presidentin, duke thënë se kjo ishte shenja e fundit që Trump nuk e merr seriozisht pandeminë, duke rrezikuar të gjithë njerëzit rreth tij.
Xhiroja me makinë erdhi mes konfuzionit të vazhdueshëm për gjendjen shëndetësore të Presidentit pas një fundjave në të cilën Shtëpia e Bardhë ndërmori përpjekje të mëdha për të minimizuar pasojat e infektimit të presidentit.

Por detaje në lidhje me medikamente që ai po merr sugjerojnë se presidenti po përjeton komplikime të mëdha nga virusi, edhe pse mjekët e tij thanë se ishte e mundur që ai të kthehej në Shtëpinë e Bardhë të hënën.
Mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Sean Conley, pranoi të Dielën që nuk tha të vërtetën e plotë për gjendjen e Trump një ditë më parë, duke pranuar se presidentit i kishin rënë dy herë nivelet e oksigjenit.
Trump dhe ndihmësit e tij punuan shumë për të treguar se ai ishte i fortë dhe po bëhej më mirë përpara se të përballej me kandidatin demokrat Joe Biden, fushata e të cilit tha se ai rezultoi përsëri negativ të dielën. Por kontradiktat dhe keqinterpretimet nga ekipi i tij mjekësor po tregojnë sipas kritikëve që amerikanët nuk mund të kenë besim se Shtëpia e Bardhë.
Mesazhet dhe gjysmë të vërtetat e thëna në publik nënvizuan paaftësinë e administratës për të menaxhuar siç duhet makineritë e shtetit dhe për të ndarë më publikun informacione të qarta në lidhje me shëndetin e presidentit.

Vëmendja e jashtëzakonshme që ka marrë infektimi i presidentit, i cili në këtë rast shumëfishuar sepse komandanti i përgjithshëm është i sëmurë nga një virus që ai e ka injoruar, minimizuar dhe thënë së shpejti do të zhduket, ka errësuar trajektoren alarmante të pandemisë në SHBA ditët e fundit.
Kur Trump u dërgua në mënyrë dramatike në spital të premten, SHBA ka regjistruar 121,000 raste të tjera të Covid-19 dhe 1,800 vdekje të tjera. Në një video të dielën, Presidenti tha se ai kishte mësuar shumë gjëra interesante rreth Covid-19 që ai kishte në plan t’i ndante me qytetarët. Nuk ishte e qartë nëse ai më në fund po vlerësonte rrezikun e virusit pas infeksionit të tij. Për muaj me radhë, Presidenti është informuar nga disa prej ekspertëve më të mirë të epidemiologjisë në botë, por nuk e ka trajtuar pandeminë me seriozitetin e duhur. “E mësova duke shkuar vërtet në shkollë. Kjo është shkolla e vërtetë,” tha Trump.
Por shëtitja e presidentit me makinë jashtë spitalit tregoi qartë se “shkolla” e tij për Covid-19 nuk i kishte mësuar asgjë për distancimin shoqëror.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje