Politike

Basha në Fushë-Krujë: Të rishikohet garancia sovrane

Gjatë një takimi me pronarin e një mobilerie në Fushë Krujë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se duhet të rishikohet garancia sovrane në mënyrë që të përfitojnë ata që kanë nevojë.

 “Ne kemi propozuar taksën 9% për sipërmarrjen e madhe dhe me këto masa sipërmarrja do të fillojë të marrë frymë lirisht. Qeveria t’ju krijojë kushte miqësore. Qeverinë do ta keni në krah. Masat që do të merren do tua lehtësojnë aktivitetin.

Shqetësimi është këto 6 muaj. Çfarë do të bëhet deri në 25 prill, sepse në 25 prill shqiptarët do të zgjedhin. Disa të dhëna që janë publikuar para dy javësh tregojnë që ndërmarrjet dalin me humbje.

Kemi kërkuar që të rishihet skema e garancisë sovrane. Oligarkët shkatërrojnë ekonominë dhe vendet e punës. Qëllimi ynë është punësimi. Prandaj nga garancia sovrane duhet të përfitojnë ata që kanë nevojë.

Të rishikohet garancia sovrane. Pas 25 prillit sipërmarrjen prodhuese do e kemi prioritet të prioriteteve…”, tha Basha


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë