Politike

Rritja e pagës së mjekëve, PD: Gënjeshtër parazgjedhore

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për rritjen e pagës së punonjësve të shëndetësisë me 40% vjen edhe një kundërpërgjigje nga Partia Demokratike.

Për ish-deputeten demokrate, Jorida Tabaku, kjo është një gënjeshtër parazgjedhore.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tabaku thotë se kjo nuk e zhbën atë që Edi Rama i ka bërë shëndetësisë.

Sipas saj, mjekët shqiptarë kanë pagat më të ulëta dhe taksat me të larta në rajon.

“Asnjë gënjeshtër parazgjedhore se zhbën atë që Edi Rama i ka bërë shëndetësisë: Sipas OBSH, Shqipëria është vendi me numrin e mjekëve më të ulët në Rajon, 12.6 mjekë për 10 mijë banorë, 950 mjekë janë në pritje për të ikur jashtë e mijëra janë larguar. Ndërkohë buxheti i shtetit ka paguar rreth 100 milionë euro për Partneritetet Publike-Private në shëndetësi, ndërsa do të paguajë dhe 270 milionë euro të tjera në vitet në vijim. Pagat e mjekeve janë rritur 7 për qind vetëm në vitin elektoral 2017. Nuk është takse progresive, është taksa 23% mbi shtresën e mesme dhe që sot ka dëmtuar më rëndë profesionistët e vërtetë. Sot mjekët kanë pagat më të ulëta dhe taksat me të larta në rajon”, shkruan ish-deputetja Tabaku në “Facebook”.

Ndër të tjera, ajo thotë se “Partia Demokratike ka një plan për ta nxjerrë shëndetësinë nga kriza, për të vendosur pacientin në qendër e jo koncesionin, për të rritur pagat dhe për të ofruar atë që Rama se bëri për 8 vite. Shëndetësi cilësore për të gjithë!”

https://www.facebook.com/jorida.tabaku/posts/3556020051152601

Copyright © Gazeta “Si”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë