Politike

Basha takon grevistët: Zgjidhja që ofroj për naftëtarët e Ballshit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha takoi pasdite naftëtarët e Ballsht, prej ditësh në grevë urie, si mënyra e vetme e tyre për të marrë pagat.

“E kam diskutuar gjerësisht mundësinë e zgjidhjes së kësaj situate dhe së bashku me ekspertët tanë gjetëm si opsionin më të mirë dhe më të shpejtë, që naftëtarët dhe familjet e tyre të mos vazhdojnë të vuajnë e zhyten në borxhe, pagesa e pagave të fituara me gjyq të mbulohet nga shteti. Dhe njëkohësisht kjo shumë prej 8 milionë eurosh do t’u merret përgjegjësve dhe abuzuesve që e kanë çuar situatën në këtë gjendje. Çdo qindarkë e grabitur në këto afera nga kompani që vijnë e shkojnë në ortakëri me qeverinë, do t’i kthehet naftëtarëve dhe qytetarëve të Ballshit.

Sot është koha që edhe SPAK të nisë hetimet dhe të çojë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë abuzuar me këtë pasuri të madhe dhe me mundin dhe djersën e naftëtarëve”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë