Me një emërim të ri, por me detyrë të njëjtë, Ilirjan Celibashi, është kthyer në krye të “KQZ” pas 15 vitesh, duke kujtuar në prononcimin e parë për mediat se, ai e mbylli mandatin e parë të administrimit të zgjedhjeve pas një procesi të gjithë pranuar nga palët e të mbështetur edhe nga ndërkombëtarët.
Bëhet fjalë për zgjedhjet parlamentare të 2005-ës.
Ilirjan Celibashi ka qenë njeriu më i atakuar nga PD-ja kur drejtohej në opozitë nga Sali Berisha.
Sot, në një tjetër kohë dhe me të tjerë drejtues partie, që e emëruan me vullnetin e tyre sërish në KQZ, Celibashi premton se do të punojë me paanshmëri dhe transparencë.
Sepse siç thotë vetë ai, as situata sot nuk është aq e zezë, (nga ç’duket).
“Në të shkuarën ka pasur zgjedhje që jo vetëm janë pranuar nga palët, kemi dy rotacione kushtetuese të pranuara, ato të vitit 2005 dhe 2013, dhe faktori ndërkombëtar në përgjithësi, ka pasur vërejtje për zgjedhjet në Shqipëri, por kjo nuk është e gjitha një situatë kaq gri apo e zezë në rastin më të keq, ka pasur procese që dhe nga ndërkombëtarët kanë marrë vlerësim maksimal…”, tha ai.
Celibashi nënvizoi se KQZ-ja e re “ka përbërje profesionistësh që do krijojnë besim te qytetarët shqiptarë dhe integriteti i votës”.
I pyetur nëse do kemi një proces numërimi më të shpejtë në zgjedhjet e 25 prillit, Celibashi tha se do të bëhet gjithçka e mundur që ky proces të jetë ligjor.

Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës nga ish-kryetari i KQZ-së, Klement Zguri ishte edhe nënkryetarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku, kandidaturë e propozuar nga PD-ja dhe e miratuar në Kuvend me shumicë votash.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje