Politike

Basha-taksistëve: Do ju përgjysmoj taksën e qarkullimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi disa takime me bizneset e taksive në qytetin e Tiranës.

Sipas tij,” vetëm në qytetin e Tiranës më shumë se 2000 taksistë paguajnë çmimin më të lartë të karburantit në kontinent, tarifa të larta të liçensimit dhe kosto të rritura nga burokracitë e panevojshme”.

Për këtë arsye, Basha premtoi përgjysmimin e taksës së qarkullimit.

“Ky përgjysmim i taksës, – tha Basha – do të ulë kostot për të gjithë sektorët e ekonomisë”.

“Më shumë para në xhepat e sipërmarrësve dhe qytetarëve do të thotë konkurrencë më e madhe për shërbime më cilësore dhe ekonomi më të madhe.

Problemet kryesore mund të përmblidhen në çmimin e lartë të karburantit për shkak të taksave të larta, konkurrencën e pandershme dhe monopolin në sektorin e taksive. Regjimi ka bllokuar me monopolet e oborrit të tij edhe këtë segment të biznesit të vogël dhe vetëpunësimit”, tha ai.

Më tej, Basha prezantoi planin e PD-së për rimëkëmbjen me 5 pika për këtë gjashtëmujor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë