Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama premtoi se do të rishikojë taksën progresive për shtresën e mesme lidhur me të ardhurat personale, por pa specifikuar konkretisht.
Sot (e mërkurë) Jorida Tabaku shprehet se taksa progresive është e pandershme dhe një barrierë që takson dijen.
“Ka një arsye përse mjekët, infermierët, inxhinierët, specialistët e programimit, ekspertët dhe bankierët mbajnë mbi supe peshën më të madhe të taksave në vend; Taksa Progresive. Kjo është forma më e pandershme e cila takson dijen, eksperiencën, njohurinë dhe kontributin arsimor që ju keni bërë për veten tuaj. Siç e shihni fasha nga 40 mijë lekë deri në 80 mijë lekë paguan 51% të vlerës totale të TAP në vend”, shkruan ajo duke paraqitur edhe një tabelë.

“Taksa progresive nuk i jep më shumë para në xhep atij që ka investuar jetën e tij për të përmirësuar njohuritë dhe dijet në punën që bën. Taksa progresive nuk është incentivuesja e punës, zanatit me të ardhura të larta. Ajo është një barrierë që takson dijen, mundin dhe përpjekjen e gjithsecilit për të rritur të ardhurat duke investuar në shkollim dhe punësim.
Prandaj ne po luftojmë për një taksë të sheshtë; që nuk do të jetë barriera e guximit tuaj për të investuar në dije, shkencë, sipërmarrje. Prandaj po ofrojmë taksën e sheshtë 9% për rrogën që pagat tuaja mos të taksohen 13% apo 23% siç sot qeveria e specialistëve të PPP ju takson”, thotë ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje