Europa Juglindore po përballet me një rritje dramatike të rasteve të reja me Covid-19. Bullgaria, Republika Çeke, Polonia dhe Hungaria kanë raportuar sot një numër rekord të rasteve të reja ditore. Zyrtarët shëndetësorë cekë thanë se kanë zbuluar 4,457 raste në 24 orët e fundit.
Vendi ka raportuar numrin më të lartë të rasteve të reja për 100,000 banorë (326.8) gjatë 14 ditëve të fundit në BE, duke tejkaluar Spanjën.
Hungaria po ashtu konfirmoi 4,753 raste të reja, përfshirë 219 fëmijë të infektuar dhe 77 viktima.
Ndërkohë Poloni regjistroi 3,003 raste të reja dhe 75 viktima. Në krahasim, rekordi ditor i rasteve të reja në pranverë ishte 599. Numri i vdekjeve në 24 orët e fundit theu rekordin e mëparshëm prej 58 viktimash.
Në Bullgari ndërkohë ka pasur 436 raste të reja dhe tetë viktima në 24 orët e fundit. Më këto ritme, vendet e Europës Juglindore duket se po i afrohen shifrave të Spanjës apo Portugalisë, duke detyruar autoritetet të paralajmërojnë për rikthim të masave kufizuese.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje