Italia ka ulur sot kohëzgjatjen e procedurës për marrjen e nënshtetësisë italiane nga katër në 3 vite. Vendimi, i cili është një zhvillim shumë pozitiv për të gjithë emigrantët shqptarë në Itali, vjen si pjesë e një projekt ligj të ndërmarrë nga qeveria e Xhuzepe Kontes.
Ai ndryshon plotësisht dekretin mbi sigurinë e rendin publik të miratuar në kohën kur Matteo Salvini mbante postin e ministrit të Brendshëm. Me ndryshimet e reja kohëzgjatja e ekzaminimit administrativ të kërkesës për marrjen e nënshtetësisë italiane ulet nga 48 muaj në 36 muaj.
Deri më 4 tetor 2018 kjo procedurë zgjaste vetëm dy vite por me kërkesë të ministrit të Brendshëm në qeverinë Conte 1, Salvini, se afati 2 vjeçar nuk ishte i mjaftueshëm për të analizuar emigrantët para marrjes së nënshtetësinë italiane.
Sipas ligjit në fuqi nënshtetësia italiane merret pas një rezidence 10 vjeçare me leje të rregullt qëndrimi në territorin italian e me përmbushjen e kërkesave të tjera ekonomiko-administrative të jetesës në Itali.
Megjithatë, lëvizja globale “ActionAid” për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve e të drejtave humane shprehet e pakënaqur nga ky ndryshim.
“Janë bërë hapa para por mund të bëhej më shumë në rishikimin e dekreteve të Salvini”, ka deklaruar me një komunkatë për mediat. “Ndaj së drejtës së nënshtetësisë italiane nuk ka një sjellje reformuese konkretet për faktin e thjeshtë se kohëzgjatjen e praktikës burokratike për marrjen e nënshtetësisë nuk u soll në formën e saj të mëparshme 2 vite siç ishte parashikuar në qeverinë Conte 1”.
Ndryshimet e reja janë strukturuar në 12 nene që shumë shpejt priten të diskutohen e më pas të aprovohen në Parlamentin italian.
Deputeti i zgjedhur nga diaspora italiane i forcës politike “Italia Viva”, Massimo Ungaro, shprehet se parlamenti italian do të përmirësoj këto ndryshime, sidomos në temën e nënshtetësisë italiane.”
Por gjithashtu ai kujton se mbetet ende pa zgjidhje çështja e së drejtës së nënshtetësisë për emigrantët e brezit të dytë, “Ius culturae” që do të mundësoj marrjen e nënshtetësisë italiane për fëmijët e emigrantëve që kanë lindur, janë rritur e shkollohen në Itali.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje