Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka përshëndetur thirrjen e KLGJ për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Kim thotë se shpreson se kjo do të inkurajojë më shumë gjyqtarët që t’i përgjigjen thirrjes pasi Shqipëria ka nevojë për ta.
“Është mirë që KLGJ (pas HPC) po vepron për të mbështetur stabilitetin në karrierë për gjyqtarët e vettingut që aplikojnë për 2 vendet e hapura të Gjykatës Kushtetuese. Shpresojmë se kjo do të inkurajojë më shumë gjyqtarë që t’i përgjigjen thirrjes së detyrës. Shqipëria ka nevojë për ju”, shkruan Yuri Kim.
Këshilli i Lartë Gjyqësor u bëri sot thirrje gjyqtarëve që përmbushin kriteret formale ligjore dhe që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit në vetting duke u konfirmuar në detyrë, të kandidojnë për pozicionet e lira për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje