Politike

Thirrja e Metës për ta larguar nga PS, Rama: Po bëhesh qesharak

Presidenti Ilir Meta pati një mesazh publik për socialistët, në ditën kur PS-ja do të zgjedhë organet drejtuese të saj. Me një qëllim, largimin e Edi Ramës nga PS.

Edhe kryeministri Edi Rama përcolli një mesazh publik për Presidentin Meta, pa u fokusuar shumë në mesazhin e këtij të fundit.

“Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!”, shkruan Rama në Twitter.

Ndërkohë në orën 15.30 Rama mbledh Asamblenë Kombëtare të PS-së, me këtë Rend dite:


Pjesa e parë:
I. Hapja e mbledhjes.
II. Fjala e Kryetarit të Partisë dhe Kryeministrit, Edi RAMA.
III. Propozimi dhe zgjedhja e organeve drejtuese të Partisë.

Pjesa e dytë:
IV.Projekt-Rregullore për organizimin dhe zhvillimin e fushtaës “Zgjidh deputetin tënd”;
V.Miratimi i Librit të Rregullave të Partisë:
1. Projekt -rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i AK të Partisë”;

2. Projekt- rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Kryesisë së Partisë”;

3. Projekt-rregullore: “Organizimi dhe funksionimi i Sekretariatit Ekzekutiv të Partisë”;
4. Projekt-rregullore: “Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës”;

5. Projekt-rregullore: “Kryefinancieri dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare të Partisë”;
6. Projekt-rregullore: “Strukturat organizative vendore të Partisë”;

7. Projekt-rregullore: “Grupi i këshilltarëve socialistë në bashki”;
8. Projekt-rregullore: “Strukturat elektorale vendore”;
9. Projekt-rregullore: “Kodi i Etikës në Parti”;

10. Projekt-rregullore: “Kodi i Zgjedhjeve në Parti”;
11. Projekt-rregullore: “Votëbesimi në parti”;

12. Projekt-rregullore: “Marrëdhëniet e partisë me Organizatat e tjera”;
13. Projekt-rregullore: “Dokumentacioni në parti dhe administrimi i tij”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë