Ne rrjet

Trump i shkruan Hotit: Të forcojmë partneritetin Kosovë-SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar së fundmi një letër kryeministrit të Kosovës, Avdulla Hoti, ku e falënderon për vizitën në Shtëpinë e Bardhë dhe i premton forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri, i cili shpreh falënderime dhe mirënjohje ndaj President Trump për përkushtimin që ka treguar ndaj Kosovës.

“E vlerësoj angazhimin tuaj të palëkundur për të siguruar stabilitet e paqe në Ballkan dhe në botë. Mezi pres që të vazhdojmë forcimin e partneritetit mes kombeve tona dhe ju përcjell urimet më të mira për ju dhe popullin e Kosovës”, thuhet në letrën e Trump.

Letra vjen rreth një muaj pas marrëveshjes së nënshkruar në Uashington dhe disa ditë pasi Trump i dërgoi po ashtu një letër kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem dhe distacimi nga Kina.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë