Dorjan Teliti, Shefi i kabinetit të Partisë Demokratike, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për sa i përket taksave gjatë Asamblesë së PS.
Teliti është shprehur se të gjithë e kanë të qartë se në qeverisjen e PD, paga mesatare në sektorin publik u rrit me 95%, ndërkohë që në Rilindje me jo më shumë se 21%”.
Sipas Telitit, si mjekët, infermierët dhe mësuesit e dinë mirë se pagat e tyre këto 7 vite janë rritur shumë pak, krahasuar me kohën kur pushtetin e kishte PD.

“Del Skenderbeu, pak muaj para zgjedhjeve dhe flet për rritje pagash, sikur të ketë vetëm 7 javë në qeveri e jo mbi 7 vjet tashmë, bën sikur shqiptarët se kuptojnë që pagat e tyre REALE kanë 7 vjet praktikisht që janë të ngrira, pasi inflacioni bën punën e tij.
Pagat reale për mësuesit, infermierët, mjekët dhe të gjithë shqiptarët nuk janë rritur, por në kurriz të tyre është rritur borxhi publik me 3.2 miliardë euro, janë rritur taksat me 2.2 miliardë euro dhe po paguajmë cmendurinë e PPP-ve qeveritare me kosto 2 miliardë euro.
Te gjithë e dinë se kush është forca politike që ka rritur realisht pagat dhe mirëqenien e shqiptarëve në të kaluarën dhe kush do ta bëjë atë edhe në të ardhmen e afërt, e dinë mjaft mirë se këtë gjë e ka bërë dhe do ta bëjë vetëm Partia Demokratike me programin e saj agresiv në mbështetje të ekonomisë, biznesit dhe shtresës së mesme shqiptare.
#ditëmëtëmira do të vijnë, në 25 prill shqiptarët do të votojnë masivisht ndryshimin,” ka shkruar Teliti, më tej në portim në rrjetin social “Facebook”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje