Lëvizja Socialiste për Integrim përllogarit se me sistemin e ri të koalicioneve parazgjedhore, Opozita e Bashkuar fiton deri në 100 mandate në zgjedhjet e 25 prillit.
Në një intervistë për News24, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se me çdo sistem opozita është fituese.
“Me listën e vjetër opozita ka 86 mandate. Tani po zbërthejmë kodin e ri, po bëjmë formulën matematikore që e nxjerr opozitën me 100 mandate për të cilën do të rakordohemi të gjitha forcat politike”, deklaroi kryetarja e LSI-së.
Kryemadhi nënkuptoi se LSI do të dalë me lista më vete në zgjedhje, ndërsa për kandidatët për deputetë do të vendosë konventa kombëtare e partisë në nëntor.
“E para simboli i LSI nuk ka për të ikur asnjëherë nga fleta e votimit dhe për këtë të jeni të bindur. E dyta, përzgjedhja e kandidatëve të PD është çështje e agjendës së PD. LSI ka zgjedhjet më 21 nëntor të konventës së saj, pra të delegatëve të cilët për shkak edhe të situatës, edhe të psikologjisë së pandemisë dhe rregullave të reja do të ulën numrin e delegatëve, pra nuk është 1 në 5 delegatë për anëtarë partie, por do të jetë 1 në 20 apo 25. Po iu them që konventa kombëtare do të vendosë edhe rregullat e listave të deputetëve”, tha Kryemadhi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje