Kryeministri Edi Rama ka kthyer disa përgjigje përmes videosh, nisur nga disa pyetje drejtuar atij nga ndjekësit në Facebook.
Ndër të tjera, Rama përmendi vendimet e fundit të qeverisë për taksat ndaj biznesit të vogël, ndërsa paralajmëroi se amnistia fiskale do të kalojë shpejt.
“… Jam i vetëdijshëm që lehtësimi i bërë për të gjitha bizneset e vogla është vërtet i madh. Sa i përket amnistisë fiskale, jemi në proces. Po punojmë ngushtësisht me ekspertizë ndërkombëtare, me institucionet financiare ndërkombëtare sepse unë jam i bindur që njerëzve si ti, që janë dhjetra mijëra që kanë kursyer në emigracion dhe që për më tepër pastaj atyre që kthehen në Shqipëri, por edhe nëse nuk kthehen, duan që t’i formalizojnë dhe t’i investojnë paratë e tyre të fituara me pune në Shqipëri duhet tu japim mundësinë e amnistisë fiskale. Durim, sepse siç ti e di vetë nga puna jote, punët e mira duan kohën, mundin edhe durimin e domosdoshëm për t’i kryer. Ki besim se më shpejt se vonë edhe këtë instrument do ta kesh në dispozicion ti dhe të gjithë shqiptarët e mirë që përmes punës bëjnë përpara”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)





Lini një Përgjigje