Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në Kurbin, ku vizitoi familjen e Viktor Gjonit i cili prej 10 muajsh, jeton në çadër së bashku me familjen e tij, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.
“Prej 7 vitesh, Viktori si kryefamiljar nuk ka mundur të gjejë një punë për të mbajtur familjen. Përveç gjendjes shëndetësore të fëmijëve, atij i është dashur të paguajë shumë të mëdha parash për çështjen e certifikatës së pronësisë.
Si ndihmë nga shteti, ai merr një shumë qesharake prej 39 mijë lekësh të vjetra, që nuk mjaftojnë as për të mbuluar shpenzimet e përditshme.
Në Planin e saj me 5 Pika për Rimëkëmbjen e Ekonomisë, Partia Demokratike ka propozuar dyfishimin e ndihmës ekonomike për personat që përfitojnë nga kjo ndihmë, për 6 muajt e ardhshëm. Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të zbatojë këtë plan masash në ndihmë të qytetarëve, sidomos të atyre që janë prekur nga tërmeti i nëntorit të kaluar”, tha Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje