Politike

Rama: Meta të mos na vonojë, ta kthejë Kodin që ta votojmë siç ishte sërish

gazetasi

Mazhoranca do t’i kundërpërgjigjet Ilir Metës duke e miratuar pa i lëvizur asnjë presje Kodit Zgjedhor të kaluar në seancën plenare të Kuvendit më 5 korrik.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se Kuvendi do ta rrëzojë dekretin e mundshëm Presidencial që mund të kthejë për rishqyrtim në Parlament këtë Kod. Presidenti Meta ka deklaruar se do ta ushtrojë këtë të drejtë, duke akuzuar se ndryshimet e njëanshme shkelin marrëveshjen e 5 qershorit.

Për këtë arsye, Rama kërkoi nga Presidenti që të mos humbasë kohë dhe ta rikthejë sa më parë për rishqyrtim Kodin.

“Ndryshimet në Kodin Zgjedhor Meta bën mirë ta firmosë, ose ta kthejë sa më parë që të vazhdojë implementimi. Nëse e kthen ne do ta votojmë ashtu siç e kemi votuar”, tha Rama.

Kryeministri ironizoi gjithashtu edhe me planin me 5 pika të propozuar nga Lulzim Basha për zbatim në gjashtë muajt që vijnë, si urgjencë për të përballuar krizën shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga Covid19.

“Nuk e kam idenë për asnjë plan me 5 pika”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë